LAJMI I FUNDIT:

Policia nuk i’a jep pasaportën qumështshitësit Dushko

Policia nuk i’a jep pasaportën qumështshitësit Dushko

Policia nuk i jep pasaportë fermerit Dushko Ilievskit i cili ka kërkuar azil politik, sepse siç thotë ai, nuk mund ta durojë më torturën e shtetit, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Telma.

‘Kam kërkuar azil politik për ta braktisur këtë vend. Tortura ndaj meje ka shumë, që nga 2008 deri në vitin 2016 nuk kanë të ndalur me polici’, tha Ilievski.

Dushko Ilievski përgjithësisht ishte i njohur si Qumështshitësi Dushko, publiku e njeh atë si udhëheqës i fermerëve protestues, ku para gjashtë vite më parë, qumështorja nga Suedia ‘Swedmilk’ nuk u’a paguante qumështin fermerëve.


Rasti është raportuar te Komitetit i Helsinkit, për të Drejtat e Njeriut. /Telegrafi/