Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, 16 nga aksidentet ishin me persona të lënduar ndërsa në 24 nga aksidentet nuk raportohet për të lënduar.

Policia në raportin e publikuar, bën të ditur se gjatë ditës së djeshme (15 maj) ka shqiptuar edhe 1 mijë e 306 tiketa trafiku, për vozitësit të cilët kanë shkelur rregullat e komunikacionit.


Po ashtu ka arrestuar edhe 22 persona. 11 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 në vuajtje të dënimi./Telegrafi/

60337254 2346699288723927 2502775467417796608 n