Policia në Gjilan ndalon një automjet me targa italiane, dyshohet për parregullsi dokumentacioni

Foto: Ilustrim
Një person është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan nën dyshimin për shmangie nga detyrimet doganore.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 prill 2026, në orën 19:30, në fshatin Uglar, ku një mashkull kosovar është ndalur duke drejtuar një veturë me targa italiane, pa poseduar dokumentacionin përkatës si leje qëndrimi apo shtetësi italiane.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa vetura është dorëzuar në Doganën e Kosovës për procedim të mëtejshëm. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/04/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































