Policia e Kosovës në regjionin e Ferizajt, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë tentuar të ndalojnë një automjet tip Audi Xhip me targa vendore, i cili po lëvizte në rrugët e fshatit Talinovc i Muhaxherëve në drejtim të rrugës magjistrale Ferizaj – Prishtinë.
Ndërkohë, pas verifikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka arritur ta identifikojë dhe ta ftojë në stacionin policor drejtuesin e automjetit, N.RR. (M/K), 40 vjeç.
“Pas intervistimit, ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh si dhe masa mbrojtëse heqje e patentë-shoferit për 3 muaj. Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje në komunikacion, duke njoftuar stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilësohet e qetë dhe stabile siguria në Komunën e Hanit të Elezit
Komuna e Ferizajt finalizon marrëveshjen me “Caritas Kosova” për qëndrueshmërinë e funksionimit të çerdhes publike “Engjujt”
Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Ferizaj të përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve
Zarf në ‘shpellë’, banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën që duhet të bëjnë
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ancelotti komenton për herë të parë përballjen me Man Cityn - shfaq frikë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Barcelona i jep "status të veçantë" Ansu Fatit
Shanset e Ligës Premier për të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm