LAJMI I FUNDIT:

Policia merr masa për veturat që parkohen në trotuare, 400 gjoba nga 10 qershori (Video)

Policia merr masa për veturat që parkohen në trotuare, 400 gjoba nga 10 qershori (Video)

Policia e Kosovës ka filluar pastrimin e trotuareve nga parkimet ilegale. Ky aksion ka filluar me 10 qershor kryesisht në qendër të qytetit dhe deri më tani janë shqiptuar rreth 400 tiketa.

Veturat të cilat do të parkohen në hapësirat jo të destinuara për parkim, do të gjobiten nga Policia.

Nuk respektohet paralajmërimi i policisë për parkim në trotuare, fëmijët detyrohen të ecin nëpër rrugë (Video)
Lexo po ashtu Nuk respektohet paralajmërimi i policisë për parkim në trotuare, fëmijët detyrohen të ecin nëpër rrugë (Video)

Aksioni për gjobitjen dhe konfiskimin e veturave, sipas Policisë bëhet e ditur se ka filluar nga 10 qershori.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, për RTV Dukagjinin, tha se deri më tani janë shqiptuar 400 gjoba trafiku.

“Nga 10 qershori në Prishtinë ka filluar implementimin e planit operativ, ekskluzivisht i paraparë për pastrimin e trotuareve nga parkimet ilegale. Që nga fillimi i implementimit të këtij plani janë shqiptuar rreth 400 tiketa për parkime ilegale kryesisht në qendër të qytetit”, thuhet në përgjigjen e Daut Hoxhës.

Qytetarët thonë se parkimi ilegal po ua pamundëson atyre qarkullimin e lirshëm dhe po rrezikon jetën e tyre.

“Mendoj që po bëjnë gabim, sepse neve këmbësorëve nuk po na lënë hapësira që janë të dedikuara për ne”, shprehet qytetarja Fatlinda Gërguri.

“Nuk është mirë sepse rrezikohet qytetari-këmbësori”, thotë qytetari tjetër Arsim Sahiti.

Ndërsa disa qytetarë të tjerë fajin ua lënë institucioneve, duke thënë se ato nuk po i kryejnë detyrat përkatëse.

“Kjo është një punë që po neglizhohet nga Komuna, e cila nuk po reagon pasi rrugët janë shumë të ngushta”, tha qytetari Fatmir Ahmeti.

“Nuk është mirë të lihen veturat në trotuare, por nuk po kanë zgjidhje tjetër pasi vend parkingje nuk po ka, e vetura janë bërë shumë”, thotë Bislim Alshiqi.

“Është e vërtet që veturat po parkohen në trotuare por edhe qytetarët nuk po kanë zgjidhje tjetër. Të gjitha lokalet janë buzë trotuareve. Në hall janë edhe qytetarët edhe policia”, tha qytetari tjetër Nexhmedin Hajzeri.

Ky aksion pritet që të vazhdojë edhe në ditët ne vijim, sipas Policisë, po bëhet në vazhdën e intensifikimit të punës, në forcimin dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në trafik, dhe ngritjen e sigurisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori