LAJMI I FUNDIT:

Policia ka kryer 6984 kontrolle automjetesh për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Maqedoni

Policia ka kryer 6984 kontrolle automjetesh për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Maqedoni

Ministria e Mjedisit njofton se në përputhje me “Planin e Veprimit për Ajrin e Pastër për Sezonin e Ngrohjes 2024 – 2025” dhe obligimet që rrjedhin nga i njëjti, Policia Rrugore dhe Njësia mobile e sigurisë në komunikacionin rrugor e Ministrisë së Brendshme kanë kryer kontrolle të intensifikuara të automjeteve që qarkullojnë nëpër qytetet e vendit.

“Në raportin e dorëzuar në Grupin punues për ajër të pastër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në periudhën prej 13.12.2024 deri më 13.01.2025, janë kontrolluar gjithsej 6984 automjete në Shkup, Tetovë, Ohër, Manastir, Veles, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë.

Në Shkup kontrolle u janë bërë 562 automjeteve, 367 në Tetovë, 1564 në Ohër, 993 në Manastir, 546 në Veles, 540 në Kumanovë, 1338 në Shtip, 498 në Strumicë, dhe 576 nga Njësia mobile e sigurisë në komunikacionin rrugor.


Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të kontrolluara, 1206 janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, 167 automjete me defekte teknike, 20 automjete të paregjistruara, si dhe në 10 automjete janë konstatuar mjete me defekt për matjen e shkarkimeve të gazrave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Nga atje shtojnë se për zbatimin e kësaj mase nga Plani i Veprimit, Policia Rrugore dhe Njësia Lëvizëse e Sigurisë në Trafikun Rrugor ka angazhuar gjithsej 1192 punonjës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Lajme
Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Lajme
Albulena Haxhiu nuk i merr sërish votat për kryeparlamentare – seanca vazhdon të premten

Albulena Haxhiu nuk i merr sërish votat për kryeparlamentare – seanca vazhdon të premten

Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Lajme
Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Lajme
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori