LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për aksidentit në rrugën Shkup – Tetovë ku humbi jetën një person

Policia jep detaje për aksidentit në rrugën Shkup – Tetovë ku humbi jetën një person
Foto: Ilustrim

Një banor i Tetovës i moshës 45-vjeçare me inicialet F.R është burri i cili humbi jetën në aksidentin që ndodhi sot në rrugën Shkup Tetovë në afërsi të mbikalimit për në Trebosh.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, SPB Tetovë vërtetoi identitetin e personave të lënduar, një grua dhe një burë nga Tetova.

“Në vendin e ngjarjes humbi jetën F.R (45) nga Tetova. Të lënduar janë E.K (22) nga Tetova i cili ka pasur lëndim të rëndë trupor – thyerje në këmbë dhe E.L (31) nga i njëjti qytet, e cila është mbajtur në spitalin e Tetovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe prokurori publik. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.


Aksident i rëndë në autostradën Shkup – Tetovë, humb jetën një person
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në autostradën Shkup – Tetovë, humb jetën një person

Policia po ashtu vërtetoi se në aksident kanë marrë pjesë tre automjete si dhe një kamion. Po ashtu ka nisur hetimi që të vërtetohen arsyet pse ka ndodhur aksidenti./Telegrafi/