Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë protestës që e organizoi Partia Socialdemokrate sot në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Në protestën e organizuar, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj është parë duke goditur në fytyrë një pjesëtar të Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
” Sot rreth orës 14:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, një numër i konsiderueshëm personash kanë zhvilluar një aktivitet protestues.
Në përputhje me autorizimet ligjore, Policia e Kosovës ka ushtruar kompetencën e saj dhe përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta ka monitoruar situatën me qëllim të ruajtjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të rrethanave të përshtatshme dhe të sigurta për pjesëmarrësit në manifestim si dhe mbarëvajtjen e manifestimit, por pa u cenuar cilësia e jetës përpjesën tjetër qytetare, jo pjesëmarrëse”, njofton Policia.
Policia tutje shton se “disa nga pjesëmarrësit kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, të cilët përtej hudhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkakuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare”.
“Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin: sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”, vijon njoftimi.
PSD sot ka organizuar në Prishtinë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Me mbishkrimet, ”Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, “Krejt rrogat në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr” dhe thirrjet “Populli i bashkuar ka për të fituar”, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë.
Protestuesit janë nisur nga sheshi Zahir Pajaziti dhe janë grumbulluar para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se propozimi i ZRRE-së duhet të kthehet mbrapa, pasi në të kundërtën do të ketë protesta çdo ditë.
Në protestë kanë marrë pjesë rreth 3 mijë protestues.
Pas protestës së sotme ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se kishte përpjekje për ta eskaluar protestën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë