Policia gjatë kontrollit të një automjeti gjen mbi 10 mijë euro

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë kanë gjetur para prej 10.206.84 euro.
Rasti ka ndodhur në pikën kalimin kufitar në Jarinje.
“SPK Jarinje 18.12.2025 - 10:58. Më datë 18 .12.2025 hyrje të RKS-së është selektuar për vijën e dytë të kontrollit një automjet me targa te Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare të pa deklaruara (euro dhe dinar) në vlerë prej 10.206.84 euro”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin për procedurat e mëtejme është angazhuar Dogana e Kosovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































