Policia e Merseyside konfirmon se ka kontaktuar me familjen e djalit 14-vjeçar autik, të cilit Ronaldo i kishte thyer telefonin
![Policia e Merseyside konfirmon se ka kontaktuar me familjen e djalit 14-vjeçar autik, të cilit Ronaldo i kishte thyer telefonin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/04/d33VmysK-780x439.jpg)
Policia e Merseyside ka konfirmuar se ka kontaktuar me familjen e një tifozi 14-vjeçar autik, të cilit duket se i është thyer telefoni nga superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo.
Pamjet, të cilat filluan të qarkullojnë në mediat sociale pas humbjes 1-0 të Manchester United në Goodison Park të shtunën, shfaqën portugezin duke rrëzuar diçka nga dora e një djali teksa po shkonte drejt tunelit.
Manchester United thuhet se ka vendosur të mos e ndëshkojë lojtarin pas pretendimeve se ai theu telefonin e tifozit të Evertonit.
The Sun raportoi se klubi ka pranuar faljen e superyllit portugez në mediat sociale dhe nuk po hetojnë më incidentin.
Pavarësisht se klubi ka hequr dorë nga hetimet e veta, Policia e Merseyside po shqyrton incidentin dhe ka apeluar për më shumë informacion.
Kjo vjen pasi një nënë pretendoi se djali i saj autik ishte ‘sulmuar’ dhe i ishte thyer telefoni nga 37-vjeçari.
Sarah Kelly pretendoi se udhëtimi i parë i djalit të saj, Jacob Harding për të parë Evertonin ishte ‘shkatërruar’ nga zënka e supozuar që ndodhi kur United u largua nga fusha pas ndeshjes.
Ronaldo që atëherë ka kërkuar falje për ‘shpërthimin’ e tij dhe e ka ftuar djalin të shikojë një ndeshje në Old Trafford, por zonjusha Kelly tha se përvoja e ka lënë Jacob të kujdesshëm për të shkuar sërish në një ndeshje futbolli.
Zonja Kelly, nga Upton i Merseyside deklaroi se djali i saj 14-vjeçar mbeti me një dorë ‘të mavijosur’ pasi telefoni iu rrëzua nga duart e Ronaldos, ndërsa djali u përpoq të filmonte plagën e këmbës së yllit të United.
“Ne ishim pranë tunelit ku ata kaluan duke ecur përpara – djali im ishte atje duke i filmuar të gjithë. Dhe më pas ai uli telefonin sepse Ronaldo e kishte tërhequr çorapin dhe i rridhte gjak nga këmba”, ka deklaruar ajo.
“Ai e uli telefonin për të parë se çfarë ishte – as që foli. Ronaldo më pas kaloi pranë, me një temperament të tmerrshëm dhe ia theu telefonin nga dora djalit tim dhe vazhdoi të ecte”.
Zonja Kelly bëri fotografi të asaj që ajo tha se ishte dora e mavijosur e Jacobit dhe ekrani i thyer i telefonit.
36-vjeçarja shtoi: “Ju mund të shihni nga mavijosje se ai kishte kontak me djalin tim. Unë po qaja, isha e tronditur, Jacob ishte në shok të plotë – ai është autik dhe ai gjithashtu ka dispraksi, kështu që ai nuk e pranoi vërtet atë që po ndodhte derisa u kthyem në shtëpi. Ai është vërtet i mërzitur dhe kjo e shtyn plotësisht atë të mos shkojë sërish në lojë”.
“Ronaldo është një lojtar i madh. Djali im ka qenë gjithmonë sikur ‘Ronaldo do të jetë atje’ – ai është një ikonë. Do ta kuptoja nëse Jakobi do ta incizonte atë në fytyrë, por ai nuk ishte afër fytyrës së tij, ishte poshtë në dysheme për të kontrolluar lëndimin e tij. Ai është një djalë autik dhe është sulmuar nga një futbollist, kështu e shoh unë si nënë”.
Policia e Merseyside konfirmoi se ata ishin në kontakt me të dy klubet.
Në një mesazh në Twitter, ata shkruan: “@MerseyPolice mund të konfirmojë se ata janë duke kryer një hetim pas një incidenti në ndeshjen #EVEMAN në Goodison ku përfshihej një lojtar teksa po dilte nga fusha dhe do të flasim me të gjitha palët e përfshira”.
Nuk ishte një ditë e mirë për Ronaldon apo Unitedin – të cilët kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/s-780x439.png)
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre
![Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-perez-780x439.png)
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-221655-780x439.jpg)
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos
![Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-220903-780x439.jpg)
Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit
![Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-211553-780x439.jpg)
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara