Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
“Apelojmë tek qytetarët që, nëse disponojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtij personi, të kontaktojnë policinë në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com,” bëri të ditur Policia e Kosovës.
Policia thekson se çdo informacion nga qytetarët do të trajtohet konfidencialisht dhe do të kontribuojë në avancimin e hetimeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/01/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































