LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës apel vozitësve për kujdes të shtuar në komunikacion

Policia e Kosovës apel vozitësve për kujdes të shtuar në komunikacion

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve për shkak të kushteve atmosferike.

Policia thekson se përmes planeve konkrete me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve në trafik.

“Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica”, thuhet në njoftim.


Policia e Kosovës po ashtu vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Lajme
Kalo në kategori