Policia e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar

Policia Rajonale e Ferizajt, me autorizim të Prokurorisë Themelore, ka publikuar fotografitë e dy personave të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, e cila dyshohet se është kryer më 25 korrik 2024, rreth orës 12:00, në fshatin Jezerc të Ferizajt.
Deri tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar, prandaj Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Kush ka informacione, mund të kontaktojë: Stacionin më të afërt të policisë, aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë” ose në këta numra: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406
Policia thekson se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































