LAJMI I FUNDIT:

Policia dhe AGK-ja zotohen për bashkëpunim të ndërsjellë

Policia dhe AGK-ja zotohen për bashkëpunim të ndërsjellë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovësë, Shpend Maxhuni ka pritur sot në takim kryesuesin e bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj dhe Petrit Çollaku hulumtues në AGK.

“Maxhuni fillimisht falënderoi përfaqësuesit e AGK-së për vizitën e tyre dhe njëkohësisht gjatë takimit njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, karshi bashkëpunimit dhe transparencës me media.

Përveç tjerash në këtë takim të pranishmit u njoftuan se Policia e Kosovës është e gatshme që të bashkëpunojë ngushtë me AGK-në, në çfarëdo fushe e cila ka për qëllim ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit të ndërsjellë, bashkëpunim ky i cili në realitet po ndodh me të gjitha zyrat e informimit të PK-së dhe mediat në përgjithësi”, thuhet në njoftimin për media.


Drejtori i PK-së, Maxhuni njoftoi përfaqësuesit e AGK-së se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është profesionale dhe e përgatitur që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e vendit në përgjithësi, e për gazetarët në veçanti.

“Nga ana e tij Hysenaj falënderoi Policinë e Kosovës, në këtë rast drejtorin Maxhuni për pritjen e bërë si dhe njëkohësisht njoftoi të njëjtin për angazhimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në një projekt regjional “Liria e Mediave dhe Siguria e Gazetarëve” që nga fillimi i vitit 2016, duke përfshirë të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga ky raport.

Njëkohësisht përfaqësuesit e AGK-së, kërkuan që Policia e Kosovës t’i trajtojë me prioritet rastet e sulmeve apo kanosjeve ndaj gazetarëve dhe për të njëjtat të bashkëpunojë me organet e drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim.

Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Maxhuni dhe Hysenaj u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe takime apo trajnime të përbashkëta të cilat do të ndikonin pozitivisht në të gjitha aspektet e bashkëpunimit polici-media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori