LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston të dyshuarin në Prizren për dy raste të tentim vrasjes dhe kanosje

Policia arreston të dyshuarin në Prizren për dy raste të tentim vrasjes dhe kanosje
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës gjatë të enjtes ka arrestuar një 27-vjeçar në Prizren, i cili është i dyshimtë si recidivist i veprave penale.

Sipas komunikatës për medie i dyshuari D.M kohëve të fundit është akuzuar për dy raste serioze të “Tentim Vrasjes” dhe rastit “Kanosje”.

“Me datën 03 dhjetor 2020, pas një punë intensive operative nga njësiti i hetimeve rajonale dhe njësia speciale operative është ndaluar dhe arrestuar personi i dyshimte me rrezikshmëri të lartë D. M i lindur në vitin 1993 në Prizren. I dyshimti si një recidivist i veprave penale, në kohët e fundit është akuzuar për dy raste serioze të “Tentim vrasjes” dhe rastit “Kanosje””, thuhet në komunikatë.


Ndryshe gjatë arrestimit i cili u bë sot në Prizren, i dyshuari ka treguar rezistencë kundër organeve të rendit, ndërsa ka pasur me vete edhe arme zjarri.

“Andaj, sot pas një rezistence që ka treguar kundër organeve të rendit, i njëjti duke provuar ti shmanget ndalimit dhe arrestimit ka provuar ikjen nga organet e rendit, por njësitë speciale të policisë në Prizren, aty rreth orës 14:30 min., kanë arritur ta ndalojnë të dyshimtin e veprave penale i cili ishte në posedim të një arme tip revole Ekol Special99, kalibër 7.65, dhe 5 fishek”, thuhet në komunikatë.

Pas ndalimit dhe arrestimit policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar armën e cila dyshohet së është përdorur nga i dyshimti në dy rastet e mëhershme.

Rasti është duke u trajtuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren, dhe për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori