LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston në flagrancë një polic dhe një qytetar, dyshohen për haraç

Policia arreston në flagrancë një polic dhe një qytetar, dyshohen për haraç

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor dhe një qytetar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Detyrim”.

IPK, njofton se operacioni i koduar me emrin “Haraçi” është realizuar sot rreth orës 11:00 në Prishtinë ku hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar, njëri zyrtar policor i cili ka qenë duke shërbyer në Njësinë Speciale Operative kurse i dyshuari tjetër një qytetar.

“IPK fillimisht kishte pranuar një informatë lidhur me këto dyshime dhe kishte filluar një hetim paraprak. Pas ndërmarrjes të disa veprimeve hetimore dhe vërtetimit të informacioneve të pranuara, hetuesit e IPK-së kanë vazhduar hetimin në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës duke nisur edhe zbatimin e masave të fshehta të hetimit bazuar në urdhëresën e prokurorisë”, thuhet në njoftim.


Të arrestuarit me vndim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Si rezultat i zbatimit me sukses të masave fshehta nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se është kryer vepra penale e ‘Detyrimit’, sot kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuarit të cilëve me vendim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet më tej aty.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori