Të shtunën në mesditë, policia ka arrestuar dy të dyshuar për grabitjen në Shtime ku mbeti i vdekur një person e një tjetër u plagos.

Ndërkaq mbrëmë është arrestuar edhe një person i cili ishte i përfshirë në këtë grabitje.


Lajmin e ka konfirmuar, majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

“Mund ta konfirmoj se deri me tani, lidhur me rastin e grabitjes në Shtime janë arrestuar tre persona, A.T. 34 vjeçar, A.T 44 vjeçar, A.M 44 vjeçar”, ka thënë ai.

Në këtë grabitje mbeti i vrarë Fehmi Gashi, i cili është djali i Bajram Gashit, zyrtar policor i cili punon në stacionin policor në Graçanicë.

Grabitësit kishin vjedhur 24 mijë franga./Telegrafi/