Policia e Kosovës ka dhënë informacion shtesë lidhur me angazhimin dhe veprimet e tyre të ndërmarra sot gjatë protestës së mbajtur.
Përmes një njoftimi policia ka theksuar se gjatë të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për mbajtjen e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike, mbrojtjen e pronës private dhe shtetërore si dhe në funksion të menaxhimit të situatës së sigurisë së përgjithshme dhe parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme në vend, ka ndërmarr veprime hetimore dhe operacionale ermes të cilave janë identifikuar dhe sekuestruar disa pajisje të dyshimta të cilat mund të paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, si dhe shkaktojnë dëme materiale në qoftë se arrihet deri te posedimi dhe përdorimi i tyre.
“Disa persona të dyshuar, po ashtu janë shoqëruar nga Policia e Kosovës, për intervistim lidhur me dyshimet e bazuar për veprime të kundërligjshme.
Me datë, 01.09.2016, në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë në një depo të një objekti, gjatë bastisjes së realizuar nga Policia me urdhër të organeve kompetente janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
25 çanta me shishe të vogla nga qelqi te mbushura me materie të lëngshme
Gjashtë pako të ndryshme me shishe të mbushura me materie te lëngshme
Shtatë plastike të improvizuara për hedhjen e mjeteve te ndryshme
Pesë shishe plastike 10 litërshe të mbushura me materie te lëngshme
Dy hinka ngjyre të kuqe
Tri qese me gur të madhësive të ndryshme
Një qese me maska vizatimore
25 çanta me shishe te vogla nga qelqi te mbushura me materie te lëngshme
Shtate çanta me kavanoz me materie të lëngshme
Një çantë me 31 shishe të vogla ngjyre vjollce me materie të lëngshme
Shtate megafon
Një paketë me ID të personave me emra dhe mbiemra të tyre.
21 sprej me ngjyrë.
Deri më tani të gjitha këto janë të konfirmuara, përderisa evidentimi është ne proces”, thuhet në njoftim.
Më tej policia ka bërë të ditur se gjatë zhvillimeve sot, sipas procedurave ligjore nga Policia janë shoqëruar për intervistim dhjetë (10) persona të dyshuar, nga ta, dy (2) deputetë të kuvendit të RKS-së, dhe të gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me prokurorinë kompetente.
“Njëri nga të ndaluarit e dyshuar me iniciale E. A. (1983), në ora 11:25 është kapur afër ndërtesës se Qeverisë së RKS-së, duke tentuar të ndërhyjë në kabllotë e sistemit të transmetimit televiziv, ku ka hap njërën prej kutive të sinjalit të televizionit dhe ka tentuar ta këpus, ai në krah kishte çantën në të cilën kishte edhe gjësendet e dyshuara.
Është konsultuar Prokurori kompetent, ku për të dyshuarin e lartcekur me iniciale E.A. ka urdhëruar që të hapet rast “Hyrje në sistemin kompjuterik”, të intervistohet dhe të lirohet në procedure të rregullt”, thuhet në njoftim.
Policia është duke realizuar me kompetence detyrat dhe përgjegjësit e saj ligjore dhe falënderon të gjithë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar në funksion të identifikimit të aktiviteteve ilegale të cilat për rrjedhojë mund të krijojnë rrezik dhe pasiguri për qytetarët tanë dhe institucionet e vendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë, flet Grajqevci

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Janë tërhequr tetë ambasadorët e emëruar nga Stevo Pendarovski

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?