LAJMI I FUNDIT:

Polici godet gruan për parkim të paligjshëm dhe e rrëzon në trotuar, më pas përplaset me kokë në trotuar edhe foshnja që e mbante në dorë (Video, +18)

Polici godet gruan për parkim të paligjshëm dhe e rrëzon në trotuar, më pas përplaset me kokë në trotuar edhe foshnja që e mbante në dorë (Video, +18)

Një polic është filmuar duke goditur një grua e cila mbante në dorë fëmijën e saj, ku si rezultat i goditjes së fortë foshnja bie me fytyrë në asfalt.

Videoja e filmuar në Shangai të Kinës, shfaq momentin kur polici gjakftohtë godet nënën të cilën e rrëzon në tokë, derisa foshnjën që e mbante në dorë bie me kokë në trotuar, transmeton Telegrafi.

Ky incident ndodhi pas një fjalosje të shkurtë të policit dhe gruas e cila ishte gjobitur për parkim të paligjshëm, ku si rezultat i kësaj gruaja reagoi ashpër kundër policit.


Gjatë kësaj fjalosje dëgjohet vajza e vogël duke qarë derisa po përqafonte fuqishëm nënën e saj. Por, duket se sulmi ndaj policit ia vuri kapakun kësaj ngjarje, dhe në një moment ai humbi durimin dhe e rrëzoi nënën në tokë të cilën më pas e prangosin.

Sipas informata jozyrtare foshnja nuk ka pësuar lëndime serioze, kurse nëna e saj kishte mavijosje në syrin e majtë. Ndërkaq polici i filmuar është suspenduar deri në përfundim të hetimeve. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mobQL-lKS4o