Me heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, një epokë e re e udhëtimeve pa pengesa ka nisur për në zonën Shengen. Ndërkohë që kjo sjell festim dhe gëzim për shumë, shqetësimet rreth largimit të zyrtarëve të pakënaqur, shtohen.
Një nga qytetarët e parë që ka lënë vendin është Hikmet Bajrami, një zyrtar policor, i cili u përshëndet sot me familjen dhe miqtë.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar: “Mirupafshim vendlindja ime”.
Ndërkaq, nëna e tij, shkroi poezi për të në rrjetet sociale.
Ky vend bir Hikmet që ashik shpirtërave ju ka ba’ ku nga njerëzit e shpirtit s’përton me i nda, e që më të vështirën ma bëri atë fjalë:
“Rrugë të mbarë bir, ti ma bën hallall!”
M’kujto Vatan…
Sot nga kjo tokë unë po shkojë aman,
me një valixhe n’dorë pa lëshuar zë Vatan,
m’kujto të lus ngase aq larg do t’shkoj,
me ashkun e zemrës çdoherë do të mbuloj!
M’kujto si fëmijë tëndin çdoherë,
m’kujto çdo dimër, vjeshtë, verë e pranverë,
aman m’kujto thjeshtë veç si një udhëtarë,
që shkon dhe kthehet prap tek ti si më parë!
M’kujto si një ashik me sy të përlotur,
nga vendi i larguar por me të kurrë i ngopur,
m’kujto se prapa lash babë e nanë,
s’të tradhëtova kurrë më beso vatan!
M’kujto kur aty lash ëndrrën time përgjysmë,
e pikëllimi mundohet nga jashtë lumturi të qëndisë,
m’kujto aty në pëshpëritjen e thellë të natës,
kur Zotit i thoja se dua rrugën e mërgatës!
M’kujto si i sakatosur por jo i marrosur,
me mallë i pikturuar e mërzi i prangosur,
e lus Zotin si shqiptar për këtë tokë të larë me gjak,
të m’i bëj qefinit tim dheun tënd kapak!
Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, më herët ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar, 86 pjesëtarë të Policisë kanë dhënë dorëheqjen.
Zeqiri thekson se shkaqet përfshijnë kushtet jo të favorshme të punës dhe pagat jo të mjaftueshme, si dhe një trajtim jo të duhur pas pensionimit, me pensione që nuk kalojnë 100 euro.
Duket se sfidat me të cilat po përballet Policia e Kosovës nuk janë vetëm financiare.
Zeqiri shtoi se forcat e rendit kanë kapacitet dhe vullnet për të mbrojtur rendin dhe qetësinë, por kanë nevojë për “duart e lira” – një kritikë e koduar për nevojën e autonomisë së plotë operative dhe një buxhet më të madh për të përmbushur detyrat e tyre.
“Policia e Kosovës ka kapacitet, por mbi kapacitetin e ka vullnetin, dhe dëshirën për të mbrojtur rend, qetësi publike dhe integritet të këtij vendi, prandaj besojë shumë së ka edhe kapacitete edhe mundësi që ta mbrojë këtë vend, vetëm iu duhen duart e lira, gjë që i ka duart e lira për të vepruar në çfarë do situate në mënyrë ligjore dhe kushtetuese, përndryshe nëse ndalim për kapacitetet luftarake të vendeve të tjera definitivisht ajo është një çështje tjetër që këtë mund ta vlerësoje vetëm më ekspertët”, u shpreh ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët