14 kilometra larg Podujevës gjendet fshati Metehi, një vendbanim fushor i rrafshët, përmes të cilit kalon lumi Llap.
Në këtë vend gjendën disa objekte të vjetra qindravjeçare. Por, ndër më interesantet mbetet kasollja që banorët e kësaj ane e quajnë Pojatë, e cila dikur ishte në shërbim të kafshëve shtëpiake.
Hajdin Haliti, ndër më të vjetrit në këtë fshat, vjen shpesh në oborrin ku edhe gjendët ky objekt.
Ai ka thënë se një Pojatë të tillë, nuk mund ta gjesh në gjithë rajonin e Llapit.
“Ky objekt është ndërtuar para 100 viteve nga të parët tonë. Është meremetua për bagëti. Në atë kohë ka pasur dhen dhe dhi. Ka pasur edhe tjera, por në katundin tonë ka mbetur vetëm kjo”, thotë Haliti për RTV Dukagjinin.
Në këto shtëpi të braktisura që gjendën në këtë oborr, dikur kishte jetë. Madje thuhet se familja që jetonte këtu kishte edhe shumë bagëti.
Këtë e dëshmon edhe ky objekt i vjetër.
“Këto objekte e kanë pasur edhe derë që të hyjnë edhe njerëzit, pasi femrat i kanë mjelë bagëtitë. Objektet janë ndërtuar në atë mënyrë që të mos futet uji brenda”, shprehet i moshuari.
E mbuluar me fije kashte dhe e ndërtuar nga druri, kjo Pojatë është ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore.
84 vjeçari ka thënë se edhe pas shumë viteve, nuk e ka ndryshuar pamjen e saj.
“Këtë pojatë e kanë pasur dy vëllezër. Kur janë ndarë djemtë e tyre, kanë qenë diku 70 anëtarë. Në atë kohë ka pasur mjaft bagëti. Ka pas dhenë, dhi, ka pasur edhe buallica. Ka pasur njerëz që i kanë pasur edhe njëqind copa bagëti”, thotë Haliti.
Banori i fshatit Hajdin Haliti, i cili e vështronte me mall në këtë oborr, ka thënë se nuk janë të rëndësishme më këto objekte sa janë të rëndësishme kujtimet për kohën e kaluar këtu. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova