LAJMI I FUNDIT:

Pogba është dëshira e Zidanet, Eriksen në pritje

Pogba është dëshira e Zidanet, Eriksen në pritje
Foto: Marca

Një nga prioritet kryesore të Real Madridit këtë verë është të transferojë një tjetër mesfushor ose dy të rinj, ku shumë yje janë përfolur si transferime.

Me Toni Kroos që ka rinovuar kontratën e tij, Casemiro dhe Luka Modric gjithashtu mendohet se do të qëndrojnë për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Dani Ceballos dhe Marcos Llorente nuk mendohet se do të qëndrojnë në Santiago Bernabeu, ndërsa Paul Pogba dhe Christian Eriksen janë dy emrat më të lidhur me klubin mbretëror.


Transferimi i Pogbas te Reali "praktikisht i kryer"?
Lexo po ashtu Transferimi i Pogbas te Reali "praktikisht i kryer"?

Francezi kërkohet nga Zinedine Zidane dhe vetë lojtari dëshiron të bëjë këtë lëvizje, por largimi i tij nga Manchester Unitedi nuk do të jetë i lehtë.

Pogba apo Eriksen? (Foto: Marca)

Nënshkrimi i Eriksenit është më i realizueshëm. Danezi do të jetë një lojtar kyç për Tottenhamin të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve, por me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, Daniel Levy do të detyrohet të negociojë këtë verë nëse nuk dëshiron që lojtari të largohet falas vitin e ardhshëm .

Por, Zidane thuhet se është i përulur drejt Pogbas, në vend të Eriksenit, pasi francezi ende nuk është plotësisht i bindur nga ylli Spurs.

Real Madridi do të investojë rreth 600 milionë, por synon t'i fitojë 300 milionë tjera nga shitja e 13-të lojtarëve - shumë yje në listë
Lexo po ashtu Real Madridi do të investojë rreth 600 milionë, por synon t'i fitojë 300 milionë tjera nga shitja e 13-të lojtarëve - shumë yje në listë

Dallimi ekonomik mes tyre është i madh. Pogba arriti në Old Trafford për më shumë se 100 milionë euro, kështu që ai nuk do të lejohet për më pak se 140 milionë euro, ndërsa Eriksen mund të largohet nga Londra për rreth 60 milionë euro.

Donny van de Beek është një tjetër opsion për Los Blancos pasi ka bërë përshtypje në Ligën e Kampionëve për Ajaxin këtë sezon, edhe pse ai është kërkuar edhe nga Tottenhami, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori