Këtij kombinimi të përsosur të aromave dhe shijeve nuk mund t’i rezistojnë as llupësit më të mëdhenj Përbërësit:- 20 g tharm,- pak sheqer,- pak kripë,- 200 g jogurt,- 50 ml vaj,- 500 – 600 g miell,- 3 vezë,- 250 g mish të bluar,- një qepë e vogël,- 1 spec i kuq,- 1 domate e vogël,- piper dhe kripë.Përgatitja:

Ngjisheni brumin me tharm, pak ujë, 2 vezë, jogurt, vaj, kripë dhe miell, derisa të bëhet i lëmuar dhe i butë dhe lëreni të bymehet.


Në vaj fërgoni qepën e grirë, shtoni specin e grirë dhe mishin e bluar dhe në fund domaten e prerë në kube.

1 190

Fërgoni dhe në të shtoni të bardhët e vezës, kripën, piperin, mundeni të shtoni edhe pak erëza.

2 76

Brumin e bymyer zhvillojeni në formë drejtkëndëshi, qitni mishin dhe bashkoni skajet, edhe nga njëra anë edhe nga tjetra lëreni në atë mënyrë që të shihet filli.

3 56

Rendisni në tepsi në formë rrethi.

Lëreni që pogaçja të bymehet, lyeni me të verdhët e vezës, qitni sipër farëra dhe kripë të trashë dhe piqeni në 200 gradë rreth 35 – 40 minuta.

162767 img 6226 ls

Është shumë dekorative, ndërkaq shija e mrekullueshme!

Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.