Podujevë, një person në karrocë ndërron jetë gjatë shëtitjes, dyshohet se kishte probleme shëndetësore

Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në fshatin Penuhë të Podujevës pas përkeqësimit të papritur të gjendjes së tij shëndetësore.
Sipas raportimeve, viktima dyshohet të ketë pasur probleme shëndetësore më herët dhe ndërsa ishte duke shëtitur me karrocën e tij, gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm.
Ai u dërgua menjëherë në emergjencë, ku stafi mjekësor konfirmoi vdekjen e tij.
Autoritetet përkatëse janë informuar për rastin dhe në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori për hetime të mëtejshme./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































