Në Podujevë kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës lidhëse Bradash-Dobratin.

Kështu ka njoftuar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, transmeton Telegrafi.


"Ky projekt po realizohet falë financimit të Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Vlera e investimit është mbi 220 mijë euro, kurse gjatësia e rrugës 1.1 km", ka theksuar ai.

Bulliqi ka uruar banorët e këtyre dy fshatrave për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor./Telegrafi/

470471136 1172420404888611 1036182458197137543 n

470240808 1172420204888631 4646410543493579095 n

470461504 1172420298221955 4109134249452682066 n