LAJMI I FUNDIT:

Podujeva dhe Mitrovica e Veriut pa kryetar, Presidenca nuk deklarohet

Podujeva dhe Mitrovica e Veriut pa kryetar, Presidenca nuk deklarohet

Kanë kaluar disa muaj që Komuna e Podujevës dhe Komuna e Mitrovicës së Veriut kanë mbetur pa kryetar, kjo për shkak se kryetarët e këtyre komunave u zgjodhën ministra, njëri në Qeverinë Kurti dhe tjetri në Qeverinë Hoti.

E para e cila mbeti pa kryetar ishte komuna e Podujevës më 3 shkurt, kur Agim Veliu dha dorëheqje nga pozita e kryetarit për të zënë vend në Qeverinë Kurti, ku u emërua ministër i Punëve të Brendshme.

Edhe pse u zgjodh si ministër, Veliu u shkarkua në atë kohë nga ish-kryeministri, Albin Kurti, i cili sërish  u rikthye në krye të MPB-së, në Qeverinë e re, të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).


Kompetencat e kryetarit të Komunës së Podujevës i kanë kaluar nënkryetarit Nexhmi Rudari, tash e shtatë muaj.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj komune, ishin planifikuar nga presidenti Hashim Thaçi të mbahen më datën 15 mars, por që për shkak të pandemisë COVID-19, sërish presidenti i vendit kishte vendosur që të shtyhet mbajtja e tyre.

Ndërsa, Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e ku pjesë e saj ishte edhe Lista Serbe.

Në Qeverinë Hoti, Goran Rakiqi mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Ndërkaq, Rakiq ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut për dy mandate.

Telegrafi u mundua të marr një përgjigje nga presidenca nëse do të ketë ndonjë vendim të radhës për mbajtjen e zgjedhjeve në këto dy komuna, mirëpo ata nuk u deklaruan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Drejtësi
Kalo në kategori