LAJMI I FUNDIT:

Po thyhet rekordi botërorë i transferimeve, Salah drejt largimit nga Liverpooli për një shumë të paimagjinueshme

Po thyhet rekordi botërorë i transferimeve, Salah drejt largimit nga Liverpooli për një shumë të paimagjinueshme

Mohamed Salah është lojtari i radhës që pritet ta lë futbollin evropian për tu transferuar në Arabinë Saudite, por egjiptiani do të largohej nga Evropa duke lënë gjurmë përgjithmonë pasi do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në histori.

Al-Ittihad nuk ka hequr dorë nga transferimi i Mohamed Salah dhe është i gatshëm t’i paguajë Liverpoolit deri në 235 milionë euro për sulmuesin egjiptian, njoftoi ‘The Athletic’.

31-vjeçari ka kontratë me gjigantët anglezë deri në verën e ardhshme, por ende nuk ka vendosur nëse do ta zgjasë bashkëpunimin dhe janë ripërtërirë spekulimet për largimin e tij nga Anfield.


Liga Saudite ndryshon strategjinë e transferimeve, kjo mund të joshë Salah të pranojë ofertën e tyre
Lexo po ashtu Liga Saudite ndryshon strategjinë e transferimeve, kjo mund të joshë Salah të pranojë ofertën e tyre

Nëse rastësisht The Reds pranojnë ofertën e klubit saudit, do të ishte transferimi më i madh i të gjitha kohërave, duke kaluar rekordin e Neymar që kaloi nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.

Yjet Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Fabinho janë aktualisht duke luajtur për Al-Ittihad, dhe sigurisht Salah do të ishte krah për krah me yjet më të mëdhenj që do të vijnë në Arabinë Saudite.

"Kishte ofertë të çmendur, por ky klub do të rikthehet sërish për të", Fabrizio Romano flet për të ardhmen e Mohamed Salah
Lexo po ashtu "Kishte ofertë të çmendur, por ky klub do të rikthehet sërish për të", Fabrizio Romano flet për të ardhmen e Mohamed Salah

Salah ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 27 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Liverpoolit deri më tani këtë sezon.

Egjiptiani u transferua te Liverpool nga Roma në vitin 2017 për rreth 52 milionë euro dhe së fundmi shënoi golin e tij të 200-të për skuadrën nga Anfield në të gjitha garat, duke u bërë lojtari i pestë në historinë e klubit që e bën këtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

La Liga
Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-5 Barcelona: Raphinha yll i finales

Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-5 Barcelona: Raphinha yll i finales

La Liga
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve

Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve

La Liga
Barcelona e shkatërron Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës

Barcelona e shkatërron Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës

La Liga
Shorti i raundit të katërt të FA Cup: Liverpool dhe Man United mësojnë kundërshtarët

Shorti i raundit të katërt të FA Cup: Liverpool dhe Man United mësojnë kundërshtarët

Premier League
Sane dhe Kimmich po largohen nga Bayerni – dy yjet gjermanë do t’i bashkohen të njëjtit klub

Sane dhe Kimmich po largohen nga Bayerni – dy yjet gjermanë do t’i bashkohen të njëjtit klub

Ndërkombëtare
Kalo në kategori