LAJMI I FUNDIT:

“Po të mos ishte trysnia nga qytetarët, BDI-ja dhe PDSH-ja do të shkonin në zgjedhje” (Video)

“Po të mos ishte trysnia nga qytetarët, BDI-ja dhe PDSH-ja do të shkonin në zgjedhje” (Video)

Rezultati i protestave njëmujore të “Revolucionit Laraman” ndikoi në përmbushjen e njërës prej kërkesave dhe kjo ka të bëjë me shtyrjen e zgjedhjeve të 5 qershorit. Një vlerësim i tillë bëhet nga pjesëmarrësit në protestat që organizohen nga Lëvizja qytetare “Protestoj”, transmeton televizioni 21.

Zdravko Savevski, një nga protestuesit më aktivë, lideri i “Së Majtës”, që është në paraburgim shtëpiak thotë se ky është suksesi i qytetarëve, sepse sipas tij, sikur të mos kishte protesta, BDI-ja dhe PDSH-ja do t’i dorëzonin listat e kandidatëve dhe në këtë mënyrë zgjedhjet do të mbaheshin në qershor.

“Deri në KSHZ lista nuk kanë dorëzuar vetëm LSDM-ja, E Majta, dhe të tjerët për të cilët dihej, por edhe partitë që kalkulojnë siç janë PDSH-ja dhe BDI-ja. Mendoj se kjo flet për suksesin e protestave. Sikur të mos ishte trysnia nga qytetarët, BDI-ja dhe PDSH-ja me siguri do të merrnin pjesë në zgjedhje. Mund të vërehen edhe elemente të tjera në shtet, të cilat me këto protesta thjesht morën një dimension tjetër”, u shpreh Zdravko Saveski, Lider i “Së Majtës”.


Megjithatë, kërkesa më e rëndësishme e Lëvizjes “Protestoj”, është tërheqja e vendimit të Kryetarit Ivanov për falje dhe dorëheqja e tij. Aktivistët e shoqërisë civile, që janë pjesë e “Revolucioni Laraman” thonë se do të jenë këmbëngulës deri në fund dhe nuk do të ndalen me protestat, përderisa nuk përmbushen të gjitha kërkesat, duke mos pasur parasysh, nëse zgjedhjet do të anulohen apo jo.

”Protestoj” do të mbetet në rrugë dhe do të protestojë deri në fund. Ndoshta do të ndryshohet forma e protestave, por jo edhe kërkesat. Thjesht, “Protestoj” do të protestojë derisa nuk përmbushen të gjitha 8 kërkesat”, tha Sandra Anastasova, Aktiviste e shoqërisë civile.

Përndryshe, këto janë protestat më të gjata në historinë e Maqedonisë së pavarur, ku vazhdimisht është protestuar më shumë se 30 ditë. Menjëherë pas këtyre protestave, janë ato për vrasjen e Martin Neshkovskit, kur aktivistët dhe qytetarët 17 ditë me radhë i kishin pushtuar rrugët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori