Nga: Stefan Dege
Në mbarë botën, shkrimtarët, gazetarët dhe botuesit bien në shënjestrën e regjimeve të padrejta. Guximin për të shprehur mendimet ata e paguajnë me lirinë e vet. Kështu u burgos Iryna Danylovych nga gadishulli ukrainas i Krimesë, i pushtuar nga Rusia; Go Sherab Gyatso në Tibet që është pjesë e Republikës Popullore të Kinës; si dhe Soulaiman Raissouni në Marok dhe María Cristina Garrido Rodríguez në Kubë.
Të katër autorët janë “të rrezikuar në mënyrë akute”, paralajmërojnë 140 qendrat e PEN-it në mbarë botën në një apel të përbashkët. Najem Wali, i ngarkuar për Writers-in-Prison [Shkrimtarët në burg] në Qendrën Gjermane PEN në Darmstadt, shton: “Përderisa njëri prej tyre nuk është i lirë, askush nuk është i lirë”.
Janë fate tragjike ato për të cilat PEN tërheq vëmendjen e publikut. “Shkrimtarët rezistojnë, angazhohen për drejtësi dhe shoqëri të lira”, thotë Wali për DW. “Për këtë arsye, shumë përndiqen, kërcënohen, sulmohen, burgosen, dëbohen dhe shpesh vriten.” Një shembull i tillë është shkrimtari britaniko-amerikan me origjinë indiane, Salman Rushdie. Autori i “Vargjeve Satanike” mezi i mbijetoi një atentati në një skenë të hapur në gusht 2022. Së fundmi ai u nderua në Frankfurt mbi Main me Çmimin gjerman të Paqes.
Iryna Danylovych, gazetare ukrainase dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, zbuloi abuzimet në sistemin shëndetësor në Krimenë e pushtuar. Më 29 prill 2022 ajo u rrëmbye me forcë. Në të njëjtën ditë forcat ruse të sigurisë bastisën shtëpinë e saj dhe i konfiskuan telefonin dhe pajisjet teknike. Vetëm pasi kaluan dy javë avokati i saj e gjeti atë në një qendër paraburgimi në Simferopol.
Ajo u akuzua për posedim të dyshuar eksplozivi, u listua si “agjente e huaj” dhe u dënua me shtatë vjet burg. Për të protestuar për kujdesin e dobët mjekësor në burg, Danylovych hyri në mars në grevë urie. Sipas familjarëve të saj ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore.
As shkrimtari, pedagogu dhe intelektuali tibetian Go Sherab Gyatso, i njohur edhe si “Gosher”, nuk i është në gjendje më mirë. Shoqata e shkrimtarëve është e shqetësuar edhe për shëndetin e tij për shkak të “mungesës së kujdesit mjekësor”. Gosher po vuan dënimin me 10 vjet burg. Sipas PEN-it, ai u dënua në fund të 2021 pas një gjyqi të fshehtë. Më parë forcat e sigurisë e patën arrestuar atë në qytetin Chengdu në provincën Sichuan me dyshimin për “nxitje të secesionizmit”.
Gosher iu dorëzua Rajonit Autonom të Tibetit dhe atje iu ngrit zyrtarisht akuza. Në shkrimet e tij i kushtohet budizmit tibetian, si dhe gjuhës dhe kulturës së Tibetit. Kishte kritikuar qeverinë e Kinës për kufizimin e aksesit të fëmijëve tibetianë në arsimin në gjuhën e tyre amtare.
Gazetari maroken Soulaiman Raissouni nga ana tjetër u arrestua në maj 2020 për sulm të dyshuar seksual, të cilin ai e kundërshton si të motivuar politikisht. U mbajt për gati një vit në burg pa proces gjyqësor dhe më pas u dënua me pesë vjet burgim. Gjykimi u karakterizua me parregullsi dhe u zhvillua pa të dhe pa avokatët e tij mbrojtës, raporton PEN. Raissouni gjithashtu është përgjuar. Pas një greve të gjatë urie, shëndeti i tij nuk është i mirë dhe ankesa e tij për të kaluar në gjyqin e apelit u refuzua. Kombet e Bashkuara dhe Parlamenti Evropian shprehën shqetësimin për natyrën arbitrare të ndalimit të tij dhe kërkojnë lirimin e Raissounit.
Të bazuara në pretekste ishin edhe akuzat kundër poetes dhe aktivistes kubane María Cristina Garrido Rodríguez. Ajo u dënua me shtatë vjet burg në mars 2022 për “çrregullim të rendit publik”, “sulm”, “nxitje për të kryer një vepër penale”, “rezistencë”. Më parë kishte marrë pjesë në protesta paqësore. Rodríguez po vuan dënimin në burgun e grave në Guatao. Atje trajtohet mizorisht, shpjegon PEN-i.
“Mekanizmat për persekutimin e autorëve të padëshiruar janë”, siç thotë Najem Wali, “të njëjta kudo në botë”. Diktaturat i tremben fjalës së lirë, sepse ajo nënkupton kujtesë dhe jo harresë. Kjo mund të çojë në protesta. “Diktatorët sundojnë me shpresën se njerëzit nuk kanë parë asgjë dhe nuk kanë dëgjuar asgjë – dhe për këtë arsye heshtin.” Shkrimtari Wali e përjetoi vetë këtë, kur u arrestua në Irak në vitet 1980 dhe përfundoi në qendrat e torturës të sundimtarit Saddam Hussein. Që nga maji 2022, Wali është i ngarkuar për Writers-in-Prison dhe zëvendëspresident i Qendrës Gjermane PEN.
Ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar i Writers-in-Prison me qendër në Londër jep një pamje të zymtë të gjendjes së lirisë së shprehjes. PEN International regjistroi të paktën 68 shkrimtarë dhe gazetarë të vrarë ose të kërcënuar në raportin e tij vjetor të vitit 2022, “kryesisht në Amerikën Veriore dhe Jugore, Evropë, Azi-Paqësor dhe Lindjen e Mesme”.
Sipas Walit, liria e shprehjes është aktualisht më e kërcënuar në Meksikë – e matur me numrin e gazetarëve dhe autorëve të vrarë. Por, gjëra të ngjashme mund të vërehen edhe në Kinë, Rusi, Turqi, Siri, Zimbabve dhe El Salvador. Është e vështirë, thotë Wali, të përpilosh një listë të renditjes. Megjithatë ka “pika të nxehta” si Irani me lëvizjen protestuese të udhëhequr nga gratë.
Që nga viti 1980 shoqata e shkrimtarëve PEN përkujton çdo 15 nëntor fatin e autorëve të përndjekur. Dita e përkujtimit u iniciua nga Komiteti Writers in Prison i PEN-it ndërkombëtar në përgjigje të asaj që ai e quan “numër në rritje të vendeve që përpiqen t`u mbyllin gojën autorëve përmes represionit”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Gjurmët shqiptare dhe jeta e vepra e Vaso Pashë Shkodranit (Video)

“100 vjet vetmi” - libri më i mirë

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës