LAJMI I FUNDIT:

Po priste që të udhëtonte me të për në shtëpi, turisti britanik kap momentin kur rrufeja godet aeroplanin në Sao Paulo

Po priste që të udhëtonte me të për në shtëpi, turisti britanik kap momentin kur rrufeja godet aeroplanin në Sao Paulo

Ndërsa priste fluturimin e tij, një pasagjer i British Airways kapi momentin kur rrufeja goditi aeroplanin me të cilin do të udhëtonte në shtëpi të premten.

Incidenti ndodhi në aeroportin Sao Paulo Guarulhos në Brazilin jugor, ku pasagjeri Bernhard Warr tha se një “stuhi e madhe” u zhvendos dhe ndaloi fluturimet, si ai i tij.

Warr e pa këtë si një mundësi për një kinematografi të motit, transmeton Telegrafi.


“Ndërsa po shikonim nga dritarja ishte e qartë se rrufeja po godiste pranë aeroportit, kështu që unë shkova për të kapur disa filmime, duke menduar se do të ishte mirë të kishim aeroplanin tonë në xhirim. Pata fatin dhe goditja ndodhi pikërisht para meje”, tha ai.

Videoja e Ëarr tregon rrufenë duke e goditur aeroplanin ndërsa ishte i parkuar në portë.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, aeroplanët komercialë, si ai në video, goditen nga rrufeja mesatarisht vetëm një ose dy herë në vit.

Ata vunë në dukje se aeroplanët janë projektuar dhe ndërtuar për t’i bërë ballë goditjeve të rrufesë.

Megjithatë, pasi goditet, aeroplani i nënshtrohet inspektimeve të detyrueshme, të cilat mund të vonojnë fluturimet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një sfidë për sytë dhe trurin tuaj: Gjeni katër fytyra të fshehura mes ëmbëlsirave në 10 sekonda!

Një sfidë për sytë dhe trurin tuaj: Gjeni katër fytyra të fshehura mes ëmbëlsirave në 10 sekonda!

Interesante
Prindërit i dhanë djalit të mbante një zog të vogël - veprimi i dyvjeçarit preku shumë njerëz

Prindërit i dhanë djalit të mbante një zog të vogël - veprimi i dyvjeçarit preku shumë njerëz

Fun
Arriti të “përvidhet” dhe të futet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret e gjen djalin e vogël – pamjet bëhen virale

Arriti të “përvidhet” dhe të futet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret e gjen djalin e vogël – pamjet bëhen virale

Interesante
Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Ky cjap ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness

Fun
‘Fluturon, fluturon’ Bugatti - austriakut ia konfiskon policia veturën për ngasje të ‘egër’ në qendër të Vjenës

‘Fluturon, fluturon’ Bugatti - austriakut ia konfiskon policia veturën për ngasje të ‘egër’ në qendër të Vjenës

Fun
Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Kalo në kategori