“Po pluralizmit, jo terrorizmit”, Alban Krasniqi në mbledhjen e KQZ-së kundër vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Krasniqi ka vendosur një letër mbi tavolinë me mbishkrimin “Po Pluralizmit, jo Terrorizmit”.
Krasniqi këtë veprim e ka bërë pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Ndërkaq, PZAP në vendim ka konstatuar se Lista Serbe brenda afatit të paraparë me ligj ka paraqitur kërkesën për konfirmim të listës së kandidatëve për këshilltarë në 19 komuna dhe kandidatëve për kryetar komune nga 11 komuna përmes platformës online llogarisë së tij të përdoruesit në Zyrën për Regjistrim, Certifikim, Konfirmim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRKKFSP).
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar se do ta shikojnë mundësinë për ankimim në Gjykatën Supreme, në Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kanë fajësuar Vetëvendosjen se e ka bërë të njëjtën lojë sikur në zgjedhjet e shkurtit për ta certifikuar këtë subjekt politik të serbëve. /Telegrafi/





















































