Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot mes banorëve.
Xheneta, një nga banoret që kishte krijuar një lidhje të ngushtë me të, nuk e përmbajti dot veten dhe shpërtheu në të qara duke treguar hapur dhimbjen dhe mungesën që po ndien.
Gjatë një bisede emocionale me Gresën, Xheneta rrëfeu se mëngjesi pas eliminimit të Gjestit ishte veçanërisht i vështirë për të. “Unë qajta në mëngjes se nuk e dëgjova ‘Vëllain e Madh’ duke i thënë Gjesti kontrollo mikrofonin edhe kur u qova e nuk e pash më, erdh shumë me qajtë. Po më mungon shumë, po më mungon edhe nervoz me më bo,” tha ajo mes lotësh, duke shprehur qartë ndjenjat e saj të humbjes dhe mallin për praninë e Gjestit në shtëpi.
Në anën tjetër, edhe Gresa u prek nga situata. Edhe pse fillimisht nuk e kishte menduar se do të prekej aq shumë nga largimi i ndonjë banori, ajo pranoi emocionet e saj, duke thënë: “Nuk do e kisha besuar kurrë se do të qaja për dikë këtu.” Kjo tregon se lidhjet që krijohen brenda mureve të shtëpisë së Big Brother janë shumë më të forta nga sa mund të duken në fillim.
Eliminimi i Gjestit nuk ishte vetëm një moment loje, por një kujtim që la një boshllëk të thellë tek ata që mbetën brenda.
Banorët po përballen me një realitet të ri, ndërsa sfidat dhe emocionet e kësaj eksperience unike vazhdojnë. Për publikun, këto momente janë dëshmi e fuqisë emocionale të kësaj gare dhe i lidhjes që krijohet mes pjesëmarrësve dhe shikuesve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

“Do e shkelje me këmbë siç ka bërë ajo me ty” - Xheneta Fetahu reagon ashpër ndaj pyetjes së Danjës drejtuar Gjestit

Bisedë e vonë mes Danjës, Aldos dhe Loredanës: Ola ka thënë që ti ke pëlqim për të

Alec Baldwin humbet durimin në rrugë: Kërcënon t'i ‘thyejë’ qafën humoristit pas shakave të vrazhda kundrejt tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania