LAJMI I FUNDIT:

“Po merrja 12 pilula në ditë, do të kisha vdekur nëse do të vazhdoja” – Ish-ylli i Man Utd flet për varësinë e tij në një intervistë të guximshme

“Po merrja 12 pilula në ditë, do të kisha vdekur nëse do të vazhdoja” – Ish-ylli i Man Utd flet për varësinë e tij në një intervistë të guximshme

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, 36-vjeçari Darron Gibson tregoi se si ishte i varur nga pilulat e gjumit pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist.

Futbollistët shpeshherë përfundojnë me probleme të ndryshme pas pensionimit dhe njëri nga ta është edhe Gibson, i cili ka treguar varësinë e tij.

“Unë as që punoja në atë kohë. Shikoj fotot nga ajo kohë dhe shoh sa keq dukesha. Po merrja 12 deri në 14 pilula për gjumë çdo ditë. Po të kisha vazhduar do të kisha vdekur”, ka thënë fillimisht Gibson.


“Nuk fola asnjëherë për pilulat. Gruaja ime e dinte që po i merrja, por nuk e kishte idenë se sa ishin. Unë i fsheha mirë, e merrja pilulën kur thosha se do të marr një gotë ujë”.

“Në një moment rashë në tokë. Menduan se ishte epilepsi, por jo. Pastaj doktori më tha se truri dhe zemra ime ishin mirë”, përfundoi irlandezi.

Anglezët njoftuan se, sipas Shoqatës së Lojtarëve Profesionistë, 120 lojtarë aktivë apo ish-lojtarë kishin të njëjtën varësi.

Gibson ishte një lojtar i United nga 2005 deri në 2012, dhe gjithashtu luajti për Royal Antwerp, Wolves, Everton, Sunderland, Wigan dhe Salford City.

Ky mesfushor ka luajtur 27 herë për kombëtaren irlandeze dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori