Fondi i investimeve publike saudite, i cili zotëron edhe Newcastle, duhet ta blejë ekipin e Marseille në fillim të vitit të ardhshëm dhe në këtë rast Zinedine Zidane do të ulej në stolin e ish-kampionit evropian.

Paratë e grupit saudit janë praktikisht të pakufizuara, prandaj Neëcastle mori pseudonimin “klubi më i pasur në botë”,dhe kjo u pa edhe pas rezultateve të skuadrës nga Anglia, e cila fitoi menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve.


Canal+  njoftoi se Frank McCourt, pronari aktual i Marseille, do të mbyllë marrëveshjen me sauditët dhe transferimi zyrtar i klubit në Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite do të bëhet në janar.

Shuma për të cilën do të shitej Marseille do të jetë rreth 400 milionë euro. Nëse gjithçka realizohet, në Ligue 1 do të ishim dëshmitarë të një “derbi” arab me PSG-në, një klub në pronësi të një konsorciumi nga Katari.

zidane 1

Pasi të marrin Marseillen, sauditët do të fillojnë të bëjnë një plan nga pikëpamja sportive dhe gjithçka do të sillej rreth Zinedine Zidane, i cili dyshohet se ka pranuar të marr klubin e Marseilles nëse do t'u shitej arabëve.

Trajneri që shkroi historinë me Real Madridit pritet të ulet në stolin e skuadrës franceze nga janari dhe sauditët i kanë premtuar një buxhet transferimi prej 200 milionë eurosh.

Marseille aktualisht është në vendin e nëntë në kampionat dhe ka fituar 13 pikë pas dhjetë ndeshjesh dhe drejtohet nga legjenda italiane Gennaro Gattuso.

Si trajner i Real Madridit, Zidane fitoi tre trofe të Ligës së Kampionëve, dy La Liga, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa Evropiane dhe dy Superkupa Spanjolle.

Hera e fundit që ai drejtoi Real Madridin ishte dy vjet më parë./Telegrafi/

telegrafi sport app