Po i vjen fundi Mercedes C 63 me katër cilindra

Sipas raporteve, Mercedes po e ndalon prodhimin e versionit AMG C 63 S me motor katër cilindër në vitin 2026.
Ky model hibrid - me motorin katër cilindër plug-in - nuk ka pasur pranimin e duhur nga klientët, pavarësisht se është shumë teknikisht i avancuar.
Në një dokument të brendshëm që është “rrjedhur”, thuhet që modeli C 63 PHEV do të ndalojë prodhimin në mesin e vitit 2026, së bashku me disa modele të tjera AMG me katër cilindra.
Arsyeja kryesore që përmendet është rregullorja e re për zhurmën që do të hyjë në fuqi, e vendosur nga UNECE.
Nga ana tjetër, Mercedes po planifikon që në të ardhmen C 63-të t’i kthejë motorë më të mëdhenj: raportohet për një version me 6‑cilindra rresht (“inline-six”), si dhe për një V8 me bosht të sheshtë (“flat‑plane”).
Në brendësi, një zyrtar i lartë nga AMG ka pranuar që motori katër cilindër nuk “fitoi zemrat” e entuziastëve tradicionalë të AMG-së. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com







































