Flota ruse e Detit të Zi pothuajse e ka braktisur Krimenë, duke lënë vetëm një anije luftarake "humbëse" të aftë për të gjuajtur raketa.

Forcat e Kievit pretendojnë se kanë fundosur një të tretën e anijeve luftarake ruse në pak më shumë se dy vjet luftë, në një goditje të rëndë për aftësinë ushtarake të Moskës.


Ukraina nuk ka një marinë tradicionale - anijet e saj u kapën kryesisht gjatë aneksimit të Krimesë - por flota e saj e anijeve me drone ka bërë kërdi, raporton skynews.

Zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmytro Pletenchuk tha për mediat lokale se të gjitha anijet luftarake ruse të afta për të gjuajtur raketa lundrimi janë zhvendosur - "përveç një humbësi që nuk ka gjuajtur ende një raketë të vetme".

Ndërkohë, një ish-komandant amerikan argumenton se Ukraina po merr kontrollin e Detit të Zi dhe se ka filluar rrethimi i Krimesë.

Ndryshe, Rusia kishte aneksuar gadishullin e Krimesë në vitin 2014. /Telegrafi/