Plotësoja dëshirat krejt anëtarëve të familjes në një vend!

Ximi V, brendi i njohur global për modën dhe produktet FMCG (Fast-Moving Consumer Goods) ka sjellë një frymë të re në tregun kosovar me hapjen e dyqanit të tij të parë fizik në Dukagjini Center.
Ky zhvillim shënoi një moment të rëndësishëm për konsumatorët kosovarë, të cilët tani kanë mundësinë të shijojnë një gamë të gjerë produktesh nga një brend global i njohur për cilësinë dhe inovacionin e tij.
I pajisur me të gjitha produktet, duke filluar nga lodrat e fëmijëve deri tek ato shtëpiakë, Ximi V Kosova është dyqani ku të gjithë anëtarët e familjes do të gjejnë gjithcka që u nevojitet.
Për fëmijët: Lodra që zgjojnë kreativitetin
Në Ximi V Kosova, fëmijët do të gjejnë një botë të mbushur me lojëra që nxisin imagjinatën dhe argëtimin.
Nga kukullat që sjellin histori të reja deri te lodrat edukative që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të reja, çdo produkt është dizajnuar për të ofruar jo vetëm argëtim, por edhe mundësi për të mësuar dhe rritur.
Produkte shtëpiake për një jetë më të lehtë
Për ata që kërkojnë të bëjnë jetën e përditshme më të lehtë dhe më të organizuar, Ximi V Kosova ofron një linjë të gjerë produktesh shtëpiake.
Këto produkte përfshijnë artikuj për kuzhinën, banjon dhe çdo cep tjetër të shtëpisë, duke sjellë stil dhe funksionalitet në çdo hapësirë.
Aksesorë dhe pajisje shkollore
Me fillimin e vitit të ri shkollor, studentët dhe prindërit do të gjejnë gjithçka që u nevojitet për t'u përgatitur siç duhet.
Nga çantat e shkollës, lapsat, fletoret, deri tek aksesorët e veçantë, çdo artikull është zgjedhur për të ofruar cilësi dhe stil, duke e bërë kthimin në shkollë një përvojë emocionuese dhe të këndshme.
Një përvojë blerjeje për të gjithë familjen
Ximi V Kosova është më shumë se një dyqan; është një destinacion për të gjithë familjen.
Me një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, Ximi VKosova ofron një përvojë blerjeje që plotëson nevojat dhe dëshirat e çdo anëtari të familjes.
Shërbimi miqësor dhe produktet e cilësisë së lartë sigurojnë që çdo vizitë të jetë e këndshme dhe frytdhënëse.
Ejani dhe zbuloni botën e Ximi V Kosova në Dukagjini Center në Prishtinë, ku çdo produkt është një mundësi për të sjellë diçka të veçantë në jetën tuaj të përditshme.
Për porosi online ose për më shumë informata, kontaktoni në:
Numrin e telefonit: 048 608 015
Email: info@ximiv-kosova.com
Facebook: Ximi V Kosova
Instagram: Ximi V Kosova










































