LAJMI I FUNDIT:

“Plotësisht i pafajshëm”, Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

“Plotësisht i pafajshëm”, Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tomë Dedaj.

Gjyqtarja e rastit, Fatime Dërmaku ka pyetur të akuzuarit se si deklarohen për veprën penale që janë të akuzuar, ku secili nga të akuzuarit po deklarohet me radhë, transmeton Telegrafi.

I akuzuari, Naim Murseli tha se ndjehet plotësisht i pafajshëm për vrasjen e ish-gruas së tij. Ndërsa, të akuzuarit Grantit Plava dhe Kushtrim Kokalla u mbrojtën në heshtje.


Kurse, Tomë Dedaj, tha se ndjehet fajtor se ka shitur armën.

Gjatë seancës, u prezantuan edhe disa pamje të reja nga nata fatale, ku u vra 30 vjeçarja.

Të pranishëm janë edhe familjarët e Liridonës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë të mërkurën (15 janar 2025) ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin.

E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Kronika e Zezë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori