Playstation 5, drejtori i lojërave të Sony thotë se PS5 ofron ndryshim të paradigmës

PlayStation 5 më në fund ka prezantuar konzolën e saj të re me një pamje mjaft tëheqëse.
Por jo të gjithëve u pëlqej pamja e re e saj, sidomos ngjyrat bardhë e zi. Por për shumë konsumatorë, janë lojërat ato që tërheqin më shumë sesa estetika e konzoles, transmeton Telegrafi.
Pas prezantimit të saj shumë fansa të saj u përlotën kur panë produktin nga kompania Sony. Por ajo që habiti shumë ishte se Sony nuk tregoi saktë çmimin e PS5.
Por disa lajme që kanë qarkulluar më herët është mësuar se PS5 pritet të kushtojë rreth 470 dollarë, pra ky është PlayStation më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë.
Në një intervistë për BBC, shefi ekzekutiv i PlayStation, Jim Ryan tregon më shumë për gjeneratën e re të PS5.
“PlayStation u krijua në atë mënyrë që do të kënaqte me siguri shumicën e personave që do ta blinin atë. Ky është një dizajn i ri dhe shumë tërheqës. Kjo është ajo që ne jemi përpjekur të bëjmë. Dhe ne mendojmë se kemi qenë të suksesshëm në këtë”, tha Ryan.
“Lojërat ekskluzive që janë në PS5 padyshim janë një pikë ndryshimi midis sistemit tonë dhe të tjerëve. Por nuk është vetëm ekskluziviteti që e dallon kompaninë tonë, por cilësia e punës është ajo që ka rëndësi dhe për momentin”, vazhdoi ai.
Për momentin, duket se po flasim për grafika më të mira dhe më të shpejtë, por çfarë tjetër ofron e gjeneratës e re e PS5?
Ne mendojmë se audio 3D është një ndërrim paradigmë. Ne mendojmë se funksionaliteti i kontrolluesit të ri, i cili përsëri duhet të provohet të vlerësohet plotësisht, është një zhvendosje paradigme. Ne mendojmë se mekanizmi i ruajtjes SSD dhe mënyra në të cilën mund të ju ndihmojë të lëvizni midis botëve në lojëra dhe të eleminoni kohërat e ngarkimit është një ndërrim rrënjësor.
“Ju nuk do të dëgjoni asgjë për çmimin këto ditë”, u shpreh Ryan.
Prezantimi i PS5 u shty për një javë si rezultat i trazirave në Shtetet e Bashkuara. A çoi ajo situatë në ndonjë ndryshim në përmbajtjen e treguar apo ndonjë gjë tjetër në prezantimin e tanishëm?
“Jo, nuk ndodhi”, u përgjigj shkurt Ryan.
Dhe ndërsa hyjmë në një periudhë të pasigurisë ekonomike, a është koha e duhur për të lëshuar një gjeneratë të re të PS5?
Historia na ka treguar se biznesi ynë është një nga bizneset më të aprovuara nga recesioni. Por unë mendoj se kjo do të forcojë nevojën tonë për të siguruar që të përqendrohemi në marrjen e duhur të ekuacionit të vlerës.
Ne duhet të jemi më të vëmendshëm se kurrë më parë për të siguruar që propozimi i vlerës së përgjithshme për sa i përket konzolës dhe lojërave, cilësisë së lojërave, sasisë së lojërave – e bën këtë diçka për të cilën komuniteti ynë aspiron. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri