Ekspertët për sterilitet tërheqin vërejtjen për disa faktorë, të cilët mund ta bllokojnë ngjizjen.
Shtatzënia ndodh rastësisht ose me plan, por nëse tashmë për një kohë të gjatë nuk jeni duke ia dalë që të mbeteni shtatzënë, edhe pse jeni të shëndetshme, ndoshta shkaktarë të kësaj mund të jenë ushqimi jo i duhur, jeta e çrregullt, stresi dhe duhani.
Dietat rigoroze, variacionet në peshë, si dhe mbi pesha ose nënpesha e tepërt mund të sjellin deri te çekuilibrimi i funksionimit të hormoneve. Alkooli është njëri prej shkaktarëve më të shpeshtë të impotencës së meshkujve, ndërsa do të duhej që ta shmangin edhe femrat të cilat përpiqen që të mbesin shtatzënë.
Studimet kanë zbuluar se femrat që konsumojnë duhan mbesin më vështirë shtatzënë, ndërsa nikotina mund të shkaktojë edhe komplikime gjatë shtatzënisë. Dihet që fëmijët e duhanpirësve kanë sistem më të dobët të imunitetit dhe janë më të prirë ndaj sëmundjeve sesa fëmijët e prindërve që nuk konsumojnë duhan.
Konsumimi i duhanit në masë të madhe e rrezikon edhe fertilitetin e meshkujve. Disa kafe në ditë kanë ndikim negativ sa edhe duhani dhe alkooli, sepse kafeina mund të ndikojë në absorbimin e kalciumit dhe hekurit, si dhe të çojë deri te problemet me tretje, nervozizëm dhe pagjumësi, transmeton Telegrafi.
Përveç shmangies së gjërave negative, është me rëndësi që femrat të cilat duan që të mbeten shtatzënë të jenë edhe në formë të mirë, partnerët do të duhej që të praktikojnë një aktivitet mesatar fizik së paku tri deri në katër herë në javë në kohëzgjatje prej 30 minutash.
Para dhe gjatë kohës së shtatzënisë është me rëndësi që femra të konsumojë ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar, sepse vetëm ashtu do të mund të ketë funksionim të duhur të hormoneve. Duhet të konsumohen perime të freskëta të pasura me minerale dhe vitamina. Nëse nuk keni të freskëta, atëherë mund të konsumohen edhe perimet e ngrira.
Është e rëndësishme që për çdo ditë të konsumoni edhe produkte të qumështit, jo vetëm qumësht dhe jogurt, por edhe gjalpë, djathë, ajkë, si dhe të konsumoni bukë-të mjaftueshme, sepse është e pasur me vitaminën B.
Ekspertët rekomandojnë që të hani edhe pemë me lëvozhga (arra dhe bajame), ndërsa këshillojnë që të reduktohet konsumimi i sheqerit, kripës, vajit dhe produkteve të mishit.
Nga shtesat vitaminoze, femrave të cilat planifikojnë shtatzëninë u rekomandohen tabletat me acid folik, si dhe ushqimet e pasura me të (mëlçitë, bishtajat, vezët, mishi i peshkut, sallata e gjelbër, arrat, bizelet dhe farat). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
Kuroni sëmundjet e lëkurës te fëmijët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri