Ende nuk ka datë të caktuar rreth vazhdimit të dialogut, Kosovë-Serbi, pas uljes së tensioneve, me heqjen e barrikadave të cilat ishin vendosur nga serbët lokalë në veri.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Telegrafin se aktualisht nuk ka diçka konkrete për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel.
“Do t’ju njoftojmë për çdo takim të ardhshëm të dialogut”, u shpreh Stano.
Megjithatë, këshilltari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Jens Plettner dhe ai i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Emmanuel Beaune, do të qëndrojnë në Prishtinë në muajin janar – kjo për të rritur presionin dhe përshpejtuar procesin e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, përmes planit të njohur si franko-gjerman.
Bëhet e ditur se atyre do t’u bashkohet edhe emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ndërkaq, pas Kosovës, ata pritet të vizitojnë edhe Serbinë, pikërisht për qëllimin e njëjtë – zgjidhjen politike mes dyja vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë dhjetorit të 2022-ës, pati thënë se Kosova nuk e ka refuzuar planin franko-gjerman.
“Unë e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtimin e duhur. Korniza e përgjithshme e marrëveshjes ka qenë pika e parë më 18 gusht në Bruksel. Deri më tani kemi pasur dialog për proces, por jo për marrëveshje. Më 9 shtator ende pa u bërë një muaj patën ardh në zyrën time këtu e më pas shkuan në Beograd këshilltarët e lartë të presidentit Macron dhe kancelarit gjerman…”, ka deklaruar Kurti.
Propozimet e këtij plani dhe përmbledhjen e modeleve, Kurti i ka quajtur si “bazë e mirë”- megjithatë ka shtuar se ka edhe vërejtje e tij.
“Pra ata kanë sjellë përmbledhje të ideve, të modeleve të cilat unë nuk i kam refuzuar, por janë bazë e mirë. Unë i kam vërejtet e mia por unë nuk e kam kundërshtuar atë propozimin. Por në Beograd i thanë jo, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së tyre”, është shprehur Kurti.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për mediat serbe ka hezituar ta komenojë propozimin evropian.
“As se kemi refuzuar, as se kemi pranuar. Nuk e kam komentuar asnjëherë në detaje, edhe pse përgjigjen e kemi shkruar në letër, po të më pyesni nuk them se e kemi refuzuar, as që e kemi pranuar”, ka thënë Vuçiq.
Megjithatë, thotë se është i gatshëm të flas për planin e lartcekur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Jemi gati për bisedime. Dhe ne jemi të gatshëm të flasim në bazë të atij plani”, shtoi ai.
Të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë janë elementet kyçe të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilin e siguroi REL.
Ky propozim, i njohur edhe si plani franko-gjerman, mësohet se u është dhënë palëve qysh në fund të verës. Ai ka mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.
Nga Serbia, po ashtu, kërkohet që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Plani franko-gjerman sipas Euroactiv-it?
Neni 1: Kosova dhe Serbia duhet të zhvillojnë raporte normale, të mira, fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejta të barabarta.
Neni 2: Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Neni 3: Konform Marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit (MSA) të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mes asaj kohe vetëm përmes mjeteve paqësore dhe duhet të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës. Ato riafirmojnë paprekshmërinë tani dhe në të ardhmen të kufirit ekzistues mes tyre dhe zotohen për respektimin e plotë të integritetit territorial të njëra-tjetrës.
Neni 4: Kosova dhe Serbia vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja palët nuk mund të përfaqësojnë palën tjetër në sferën ndërkombëtare, apo të veprojnë në emër të tyre.
Neni 5: Kosova dhe Serbia duhet të promovojnë raporte paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe të kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe bashkëpunimit në Evropë.
Neni 6: Kosova dhe Serbia vazhdojnë në respektimin e ndërsjellë të juridiksionit të njëra-tjetrës.
Neni 7: Kosova dhe Serbia shprehin gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet praktike dhe ato humanitare në procesin e normalizimit të raporteve të tyre. Ato duhet të lidhin marrëveshje me qëllim që të zhvillojnë dhe promovojnë në bazë të Traktatit të prezantuar për bashkëpunimin që do të përfitonin të dyja palët në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, raporteve gjyqësore, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mbrojtjes së mjedisit dhe në fusha të tjera. Për detajet është rënë dakord në Protokollin Suplementar.
Neni 8: Kosova dhe Serbia duhet të kenë misione të përhershme. Ato duhet të vendosen në selitë e qeverive përkatëse. Çështjet praktike sa i përket themelimit të misioneve duhet të trajtohen ndaras.
Neni 9: Kosova dhe Serbia pajtohen se Traktati i tanishëm nuk duhet të ndikojë te traktatet dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërkombëtare dhe në marrëveshjet që tashmë janë arritur ose që lidhen me to. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës