LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person në Pejë

Plagoset një person në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Driton Rugova.

“Rreth orës 12:43 policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza” në Pejë. Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur në këmbë. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, mirëpo identiteti i tij është i njohur për policinë”, ka thënë Rugova.


Ai ka shtuar se policia është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti. /Telegrafi/