Një femër është plagosur nga një plumb qorr në rrugën "Bajram Bahtiri" në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e Policisë së Kosovës, të cilët kanë izoluar pjesën ku ka ndodhur plagosja.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, i cili ka thënë se e lënduara është dërguar në QKUK.

"Sot në ora 13:48 në Rr ,,Bajram Bahtiri" është raportuar për një rast plagosje nga një plumb bredhës "qorr" , ku një e lënduara është goditur në pjesën e poshtme të këmbës dhe është dërguar në QKUK, policia po e heton rastin", ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

30515871 10215444774168504 9147193327207055360 n

30531310 10215444774208505 6887799465881632768 n

30581779 10215444776088552 2998840363289935872 o