LAJMI I FUNDIT:

Plagosen tre persona me thikë në Shkodër, njëri në gjendje të rëndë

Plagosen tre persona me thikë në Shkodër, njëri në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë kë ndodhur mesditën e së premtes në qytetin e Shkodrës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali pranë poliklinikës së qytetit.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Ndërkohë është shpallur në kërkim autori.

Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital. Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/