Nga: Terence Blacker
Përktheu: Granit Zela
Tashmë janë bërë 20 vjet qëkur revista e Nju-Jorkut, The Village Voice, shkatërroi autoritetin letrar të romancierit Jerzy Kosinski. Ngjarjet e tmerrshme të përshkruara në librin e tij të famshëm, Zogu i pikturuar, nuk ishin mbështetur asfare në përvojat e autorit gjatë kohës së luftës në Poloni, sipas revistës, por ishin shpikur. Për më tepër, të gjitha veprat e mëvonshme të Kosinskit, duke përfshirë Hapat – që fituan Çmimin Kombëtar të Librit – ishin shkruar jo pak me ndihmën e shkrimtarëve të ndryshëm anonimë dhe të paguar. Të jesh atje, romani i cili u përshtat në një film fitues të Oskarit, u mbështet në një subjekt të vjedhur nga një roman tjetër polak. Ai nuk ishte edhe aq shkrimtar, u argumentua, se sa një hajdut fjalësh, një mashtrues letrar. Kosinski shkroi edhe një libër tjetër, por ishte pothuajse i mbaruar si romancier dhe, siç doli, edhe si njeri. Bëri vetëvrasje në vitin 1991.
Sa herë që plagjiatura bëhet lajm, siç ka ndodhur kohët e fundit, më kujtohet Kosinski, librat e të cilit i kam botuar dhe që më kanë pëlqyer. Rreshti më i fundit ka ngjashmëri të paqarta me historinë e tij në atë që ka të bëjë gjithashtu me një roman autobiografik të Hannah Craftsit. I shkruar në shekullin e XIX, dorëshkrimi u zbulua nga akademiku i shquar i Harvardit, Henry Louis Gates, i cili mëtoi se, megjithëse identiteti i shkrimtarit nuk ishte përcaktuar, romani i saj ishte i pari i shkruar nga një skllave zezake.
Të drejtat e botimit u shitën, një pjesë e botuar në The New Yorker. Në atë pikë, një lexues i informuar mirë vuri re se disa fragmente ishin marrë me shumicë nga Shtëpia e zymtë. Hetimi i mëtejshëm zbuloi se Dickensi nuk ishte autori i vetëm i përfaqësuar në roman – 13 shkrimtarë të tjerë, duke përfshirë emrat Walter Scott, Charlotte Brontë dhe Harriet Beecher Stowe, ishin aty, siç ishin citate të gjera, burimi i të cilave nuk jepej të marra nga botimet e mesit të shekullit XIX të revistës Shkencëtari amerikan. Megjithatë, në mënyrë interesante dhe të çuditshme, Gates nuk shqetësohej për këto. Duke përdorur një lexim të modës postmoderne të romanit, ai mbrojti integritetin e autores së tij duke shpjeguar se ajo kishte “kërkuar të vendoste një lidhje me një traditë kanonike”. Ajo nuk kishte bërë plagjiaturë, por thjesht “kishte zbrazur një formular retorik dhe e kishte mbushur me të dhëna të veta”.
Koha e ka ndryshuar ndjeshëm qëndrimin tonë ndaj çështjeve të tilla, ose kemi një standard shqetësues të dyfishtë. Një autore e ndërton romanin e saj rreth huazimeve nga klasikët dhe lavdërohet për përpjekjet e saj nga një profesor i Harvardit. Një tjetër mendohet se ka shpikur ndodhi në jetën e tij dhe ka përdorur shkrimtarë të tjerë për ta ndihmuar të shkruaj veprën e tij dhe, pothuajse brenda natës, damkoset si mashtrues në botën letrare.
Sepse akuza për plagjiaturë është më shkatërruesja nga të gjitha akuzat që mund t’i bëhen një shkrimtari. Ti mund të shkruash një libër të keq, ose të bësh diçka të tmerrshme në jetën tënde private, dhe të paktën veprat e tua të së kaluarës janë ende aty. Por, kur mendohet se i vetmi kapital i vërtetë që keni – fjalët, fjalitë, idetë – në fakt nuk janë aspak të tuat, por janë vjedhur dhe të dyshimta, të dorës së dytë, atëherë gjithçka bëhet në mënyrë retrospektive e molepsur. Kështu, pas artikullit në The Village Voice, u bë e qartë se karriera e Kosinskit kishte marrë fund.
Ndoshta sot bota letrare do të kishte shfaqur më shumë mirëkuptim. Falë kujtimeve me shumë ngjyra dhe romaneve të autorëve si Frank McCourt dhe Dave Pelzer, kufijtë midis faktit dhe trillimit janë bërë më pak të theksuara. Në një epokë të artë për shkrimtarët e paguar, lajmet për një redaktim të vogël krijues tani mund të duken më pak tronditës. Dhe ideja se asnjë roman serioz nuk mund të ripunojë një subjekt që është përdorur më parë, tani me të drejtë shihet si absurde.
Pika domethënëse rreth Jerzy Kosinskit ishte se, pavarësisht nëse e ndihmuan apo jo të tjerët, librat e tij – tani, natyrisht, të dalë jashtë shtypit dhe të modës – kishin një vizion dhe një zë në përputhje me njëri-tjetrin dhe me vetë njeriun. Problemi ishte ndoshta se ai ishte një autor i suksesshëm, i botës, i cili merrej me sport, e shihje në mjediset e modës dhe madje edhe si aktor. Ai dukej se kishte një seksualitet aventuresk dhe mjaft të çuditshëm që, për shumë njerëz, e bëri atë edhe më të dyshimtë.
Në përgjithësi, ai ishte një kandidat i përsosur për t’u sulmuar në rrethet letrare. Një shkrimtar që bëhet i pasur dhe ka një jetë private shumë të larmishme ka shumë gjasa të shihet si acarues. Kështu që, kur gjërat marrin për keq, kjo shkakton një lloj gëzimi shumë të veçantë. Bllokimi i shkrimtarit, dështimi financiar, sjelljet e papranueshme midis autorëve ose problemet e martesës priren të raportohen me më shumë dëshirë sesa përparimet e fundit të mëdha në shkencë.
Por, plagjiatura është çështja kryesore. Kur gazetarët e bëjnë të besueshme, ata e dinë se shkrimtari ka marrë fund. Me përjashtim të rastit kur autorja ndodh të jetë një skllave që jetoi 150 vjet më parë, në këtë rast ajo nuk ishte duke vjedhur, por thjesht duke kërkuar të vendoste një lidhje me një traditë kanonike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht