Plaçkitet shtëpia e Monica Bellucci

Plaçkitësit kanë shfrytëzuar largimin e çiftit për ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Festivalin e Kanës, për të hyrë në apartamentin e Belluccit dhe Vincent Cassel në Paris.
Ata kanë hyrë përmes tarracës në shtëpi dhe kanë marrë bizhuteri dhe gjësende personale. Shifra e grabitjes është llogaritur 80 mijë euro. Bashkë me bizhuteritë është zhdukur edhe pasaporta e aktores, që këto ditë do të nisej për xhirime në SHBA.
Nga apartamenti që gjendet në bulevardin Ménilmontant në lindje të kryeqytetit, mungojnë edhe dy kompjuterë. Nuk ka ende asnjë gjurmë nga grabitësit.
Nga
Telegrafi
27/05/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































