LAJMI I FUNDIT:

PL: Kriza në Maqedoni, mjaft e rrezikshme

PL: Kriza në Maqedoni, mjaft e rrezikshme

Partia Liberale e Maqedonisë (PL) vlerëson se thirrja e Gruevskit që ”populli” ta mbrojë shtetin përmes daljes në rrugë është një manipulim i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, populli të jetë i sigurtë se shteti do të mbijetojë dhe do të zhvillohet vetëm nëse institucionet punojnë mirë dhe me përgjegjësi. PL-ja thotë që Johannes Hahn duhet të njoftohet se vendi ka hyrë në një krizë të re dhe më të rrezikshme.

PL-ja konsideron se zgjidhja e krizës politike në vend, do ta çlirojë tërë rajonin nga rrjedha e tanishme e rrezikshme e ngjarjeve./Telegrafi/