Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë disa informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të zyrtarëve policorë.
Në njoftim thuhet se referuar informacioneve zyrtare në kuadër të Policisë së Kosovës (PK), numri i zyrtarëve me probleme më të rënda shëndetësore është rreth 120 zyrtarë policorë, përfshirë personelin e uniformuar dhe atë civil, numër ky i cili mund të variojë, të kategorizuara si raste të veçanta shëndetësore, për shkak të natyrës së rëndë të sëmundjes, transmeton Telegrafi.
Tutje në njoftim thuhet se Policia e Kosovës përmes Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore pranë PK-së i trajton këto raste me prioritet dhe përkrahja ndaj rasteve të veçanta shëndetësore ofrohet duke u bazuar në Procedurat Standarde të Operimit PSO-07 DSHSH – 01.
“Referuar trajtimit mjekësor dhe rezultateve mbi gjendjen shëndetësore, nxirren rekomandimet për kërkesat e ndryshme mjekësore dhe psikologjike, për të caktuar punonjësit në: detyrë/punë më të lehtë, punë me orar të shkurtuar, lirim nga sforcimet fizike dhe pajisjet profesionale, përcaktim i aftësisë për punë, pushim si pasojë e lëndimit apo sëmundjes në detyrë, punë vetëm në një ndërrim, seanca psikologjike, ekzaminime mjekësore dhe psikologjike etj”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash në njoftim thuhet se, numri i zyrtarëve policorë të liruar nga arma zyrtare për arsye të problemeve shëndetësore të natyrës psikologjike, janë gjithsej 20 zyrtarë, nga ky numër (4) zyrtarë gjenden në pushim mjekësor të kategorizuar si rast i veçantë shëndetësor.
“Në kuadër të Policisë ekzaminimet mjekësore dhe testimi psikologjik periodik mbahet vetëm për Njësitë e Specializuara të PK-së (janë kryer 529 testime psikologjike), kurse njësitë tjera nuk kanë ekzaminime periodike, por në rast nevoje sipas kërkesave individuale, sipas indikacioneve dhe rekomandimeve nga eprorët e tyre kryhen ekzaminimet. Po ashtu ekzaminime mjekësore kryhen edhe në klinikën e autorizuar nga PK-ja, ku në ekzaminimin e kryer për Njësitë e Specializuara nuk është evidentuar asnjë rast për dështim nga aspekti psikik.
Pavarësisht se në procedurat aktuale të PK-së nuk kryhen testime psikologjike për zyrtarët policorë, psikologët e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në DPP, kanë realizuar gjithsej (155) seanca psikologjike për 68 zyrtarë gjatë vitit 2019”, vijon njoftimi.
Më tej bëhet e ditur se bazuar në kriteret dhe standardet mjekësore për testimet mjekësore periodike për Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës (NJSO), janë realizuar kontrollet mjekësore ndaj zyrtarëve policorë të Njësiteve të Specializuara, ku 15 zyrtarë policorë nuk kanë përmbushur kriteret për të qenë operativë në Njësinë Speciale Operative.
“Vlen të theksohet se të gjithë këta zyrtarë policorë (15), janë të aftë për punë, për të kryer detyra dhe autorizimet policore në njësite të ndryshme policore, por të njëjtit nuk i përmbushin kriteret për të qenë operativë/operacionalë në Njësitet Speciale Operative, përderisa në detyra dhe pozita tjera mund të jenë edhe pjesë e Njësive Speciale Operative”, njofton Policia e Kosovës.
Në fund të njoftimit, thuhet se bazuar në rezultatet zyrtare vlerësohet se të gjithë këta (15) zyrtarë policorë janë të aftë për punë dhe për të kryer detyra sipas procedurave dhe autorizimeve policore në njësi të ndryshme policore dhe në NJSO, përjashtuar përmbushjen e kritereve për të qenë operativë në NJSO, që do të thotë nuk angazhohen në operacione me rrezikshmëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania