Çdo gjë ka përfunduar për kalimin e Marko Pjacas te Juventusi, tani kanë mbetur vetëm detajet.

Sipas TuttoMercatoWeb, talenti kroat tashmë është një Bianconer dhe për këtë nuk të ketë dyshime.


Ylli i Dinamo Zagreb besohet se te Zonja e Vjetër do të bartë numrin 20, i cili u lirua pas largimit të Padoin.

Pjaca ka shënuar 12 gola në sezonin e kaluar dhe kartoni i tij kushton rreth 20 milionë euro, shifër që klubi italian është i gatshëm ta paguajë. /Telegrafi/

telegrafi sport app