LAJMI I FUNDIT:

Pjaca: Dua të jem e ardhmja e Juventusit

Pjaca: Dua të jem e ardhmja e Juventusit

Sulmuesi i talentuar kroat, Marko Pjaca dalë nga dalë po bëhet i rëndësishëm te Juventusi.

Në mesjavë, talenti kroat ka debutuar si titullar me ‘Zonjën e Vjetër’, pasi më parë gjithmonë u aktivizua nga banka rezervë.

Ai zhvilloi një lojë të bukur ndaj Crotones, ndërsa ka folur për të ardhmen e tij të cilën e sheh si bardh e zi.


“Jam i lumtur dhe dua të falënderoj trajnerin Allegri për fjalët e bukura që ka thënë për mua pas ndeshjes”, ka thënë Pjaca.

“Tani duhet të jap maksimumin kur do të më jepet mundësia për të luajtur. Duhet të punoj shumë për t’u bërë një lojtar më i mirë dhe për të qenë protagonist në të ardhmen”.

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Mandzukic, e njoh që nga koha kur grumbulloheshim me Kroacinë, më ka ndihmuar të ambientohem këtu, në fushë dhe jashtë saj. E falënderoj shumë për vëmendjen që ka treguar ndaj meje, flasim çdo ditë”, përfundoi Pjaca. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori